Jennifer Aniston ikonë e stilit, kombinon xhinset e gjera me një T-shirt të bardhë dhe çizme kamoshi

152
Sigal

Është e rrallë që një aktore me stil dhe klas të jetë edhe shumë popullore. Por për Jennifer Aniston, e cila njihet për estetikën e saj minimale të viteve ’90, me kalimin e viteve ka qenë e vështirë të thuash se ku përfundon personi ikonë dhe popullor i Rachel Green dhe ku fillon stili i saj personal elegant.

  • foto galeri

Aniston që tani është 53 vjeç, njihet për stilin e saj personal dhe ka mbetur e njëjtë, me aktoren e dashur që duket po aq elegante tani sa ishte gjatë kohës së saj në Friends 25 vjet më parë. Madje, ajo e dëshmoi edhe një herë ditën e djeshme duke u larguar nga xhirimet e serialit “The Morning Show” që mbetet ende një ikone në stil.

E veshur me një palë xhinse të gjera deri në kyçin e këmbës, një T-shirt dhe një bluzë gri të hapur të vendosur mbi supe, ajo dukej e mrekullueshme. Ajo kompletoi look-un e saj me çizme kamoshi me taka të mëdha dhe syze me kornizë metalike.