Sigal

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturues që planifikon të prodhojë në vitin 2020.

Sipas lajmeve të mediave të vendit, 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Theksohet se Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet prej 40,4 milionë dollarë për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.

Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.