Ja si parashikohet të jetë moti në vend ditën e nesërme

454
Sigal

Dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës, por temperaturat do të jenë të ulëta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Parashikimi i motit për të martën:

Reshjet

Të martën nuk priten reshje në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C

në vendet e ulëta: 4 /16 °C

në vendet malore: -1 / 9 °C

Era

Të martën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.