Ja ilaçi ideal për çlodhjen e trupit para gjumit

388
Sigal

Pas një ditë të lodhshme, çlodhja e trupit dhe muskujve janë thelbësor për një gjumë të mirë, të qetë dhe të rehatshëm.

Por disa metoda natyrale të cilat mund t’i shndërrojmë edhe në zakone të mira të cilat na ndihmojnë të ndihemi mirë dhe të çlodhur në fund të ditës.

AgroWeb.org jus jell më poshtë një mënyrë shumë të thjeshtë të përdorimit të ujit të ngrohtë me sodë për çlodhjen e trupit dhe muskujve para se të flini.

Futja e Këmbëve në Ujë Të Ngrohtë me Sodë
Mjafton të shtoni në një legen me ujë shumë të ngrohtë 3 lugë çaji me sodë, t’i përzjeni mirë e të mbani këmbët aty të paktën për gjysmë orë.

Do të shikoni sesi dalëngadalë do ndjeni çlodhjen e të gjithë muskujve dhe ngrohjen e gjithë trupit.

Në fund të ditë, lodhja më e madhe e trupit përqendrohet tek këmbët.

Futja e këmbëve në ujë të ngrohtë me sodë do të çlodhë tërësisht këmbët e njëkohësisht do të largojë kontraktimin e muskujve si dhe lodhjen e tyre gjatë lëvizjeve që keni gjatë ditës.

Gjithashtu, uji me sodë ndihmon edhe në pastrimin e këmbëve, largimin e infeksioneve apo mykut që zakonisht prek këmbët ndërsa ndihmon lëkurën të jetë e butë dhe e lëmuar.

Ujë me Sodë edhe për Trupin
Në fakt, uji i ngrohtë me sodë rekomandohet edhe për gjithë trupin.

Mjafton të shtoni në vaskën tuaj 3 lugë gjelle me sodë buke, ta përzjeni dhe më pas të futeni aty për të bërë banjë.

Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë jo vetëm të çlodheni tërësisht por do hapë poret e lëkurës duke promovuar edhe më shumë largimin e toksinave përmes djersitjes.

Uji me sodë do të zbusë lëkurën e trupit duke larguar papastërtitë që gjenden në poret e saj.

Uji me sodë është shumë efikas edhe në parandalimin dhe largimin e problemeve me lëkurën siç janë për shembull ekzemat apo irritimet e lëkurës.