Ja fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit/Shqiponja përballet dhe ndan në dysh, kobrën helmuese

1003
Sigal

Një fotograf ka kapur disa fotografi të jashtëzakonshme dhe me një cilësi të përsosur të një shqiponje që kap një kobër para se të shqyejë atë në disa copa.

Gowathaman Ganesan, 48 vjeç, ishte duke vëzhguar ndërsa grabitqari hëngri gjarprin në Liqenin Thenneri në rrethin Kanchipuram, Indi, në gusht të këtij viti.

Fotografi tregon se dalloi shqiponjën e cila për një farë kohe u soll në të njëjtin vend vërdallë në një lartësi prej 300 metrash duke vëzhguar atë që më pas do bëhej preja e tij.

‘Ne iu afruam zogut, atëherë shqiponja filloi të lëshohej drejt gjahut; deri kur edhe kapi kokën e kobrës indiane 4-vjeçare. Pasi e kapi prej koke ajo e shqeu gjahun në dy pjesë dhe filloi ta hajë fillimisht duke e çukitur. Ishte e tmerrshme ta shikoje’, tregoi ai.