Ja cilat janë shenjat më pesimiste të horoskopit…

576
Sigal

Në disa momente na ndodh që të ndihemi pesimistë dhe ngjarjet që na ndodhin mund të ndikojnë negativisht në jetën tonë. Se sa pesimistë jemi, na e tregon dhe horoskopi. Më poshtë janë shenjat më pesimiste të horoskopit. Ndodh që të gjithë ne një periudhë të caktuar të bëhemi pesimistë por disa shenja të zodiakut përqendrohen më shumë se ç’duhet në të menduarit negativisht për jetën.

Gaforrja-Kur gjërat shkojnë keq ose zgjohen jo në humor, ata janë shumë negativë. Gaforret mund të luajnë rolin e viktimës dhe të fajësojnë botën për problemet e tyre.

Virgjëresha-Virgjëreshat mund të jenë negative, kur diçka nuk shkon sipas planit të tyre. Gjithmonë duan të kenë në  kontroll gjërat.

Akrepi-Akrepët janë negativë kur gjërat nuk shkojnë sikundër dëshirojnë. Ata përfundojnë duke u zemëruar.

Bricjapi-Bricjapët janë të përgjegjshëm dhe të mbingarkuar. Ata janë pothuajse të frikësuar se mund të marrin një sfidë.