I thanë se do vdisnin, motrat e bashkuara në kokë sfidojnë mjekët

649
Sigal

Dy motra binjake të bashkuara në kokë, që nuk do ndahen kurrë, kanë sfiduar parashikimet e mjekëve.

Neev dhe Nelly Kolestein, nga Amsterdami, janë të bashkëngjitura në pjesën e pasme të kokës për 18 vitet e jetës së tyre, por kanë trurin dhe trupin e ndarë.

Nënës së tyre, që nuk u identifikua, ju tha gjatë kohës që i kishin ardhur dhimbjet e lindjes se foshnjat e saj ishin të bashkuara në kokë.

Mjekët ishin të bindur se vajzat do të vdisnin menjëherë pas lindjes. Dhe nëse mbijetonin mjekët thanë se do vdisnin para se të mbushnin 10 vjeç.

Ato nuk mund të ndahen sepse kanë një arterie kryesore në kokë që i mban gjallë, tha familja.

Por binjaket pranojnë se nuk duan të ndahen kurrë, pavarësisht torturave gjatë gjithë jetës së tyre.

Binjaket kanë hapur kanalin e tyre në YouTube dhe faqe në Instagram për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e tyre dhe për tu treguar njerëzve se janë shumë më tepër sesa “vajza me aftësi të kufizuara”.

Pavarësisht se e shohin njëra-tjetrën përmes reflektimit në pasqyrë, Neev dhe Nelly kanë formuar një lidhje të pathyeshme.

Nelly tha: “Kur lindëm, të gjithë mendonin se do të vdisnim. Por ne jemi këtu. Jemi 18 vjeç dhe qëndrojmë në këmbë me forcat tona.”

Neev shtoi: “Trupat tanë janë të ndarë, por jemi të bashkuara në kokë. Të gjithë mendojnë se kemi të njëjtën mendje. Por jo, ne kemi mendimet tona. Kjo do të thotë të dyja mund të bëjmë gjërat tona, me ju, duke ecur dhe duke folur.”

Për shkak të mungesës së burimeve mjekësore në Suriname, Amerikën e Jugut, vajza lëvizën në Holandë për kujdes më të specializuar.

Por, pavarësisht dëshirave të prindërve të tyre, ata nuk mund të ndaheshin.

Furnizimi me gjak në trurin e tyre është aq i ngatërruar saqë përpjekja për t’i ndarë ato do të ishte vdekjeprurëse.