I mbijetoi gripit spanjoll, dy luftërave botërore e asaj civile, 113-vjeçarja në Spanjë mposht edhe COVID-19

150
Sigal

Një grua 113-vjeçare, personi më i vjetër që jeton në Spanjë, tani është pacienti më i vjetër e mbijetuar e koronavirusit në botë. Maria Branyas, nënë e tre fëmijëve, jeton në provincën verilindore spanjolle të Gironas në një shtëpi kujdesi në qytetin Olot.

Branyas e lindur në San Fransisco në Shtetet e Bashkuara më 4 mars 1907 i mbijetoi edhe pandemisë së gripit spanjoll që përfshiu botën në 1918 dhe 1919, duke vrarë rreth 50 milion njerëz.

Maria konsiderohet personi më i vjetër në Spanjë nga Grupi Kërkimor Gerontologjik, një grup global i studiuesve në fusha të ndryshme që verifikon dhe gjurmon supercentenarët – njerëz që kanë mbushur moshën 110 vjeç.

Ndërsa ka dhe raste të njerëzve të tjerë mbi moshën 100 vjeç që i kanë mbijetuar koronavirusit, Branyas është e vetmja supercentenariane që i ka mbijetuar.

17 njerëz të tjerë në shtëpinë e kujdesit raportohet se kanë vdekur nga koronavirusi dhe përkundër masave paraprake që u morën për të siguruar që të mos infektohej Branyas, ajo u diagnostikua pozitive në prill.

Ajo u izolua në dhomën e saj në shtëpinë e kujdesit ndërsa luftonte me sëmundjen përpara se të testohej përfundimisht negativ.
Çdonjeri mbi moshën 70 vjeç konsiderohet të jetë në rrezik të veçantë nga koronavirusi, ashtu si çdonjeri me probleme të rënda shëndetësore, çka e bën shërimin e Branyas edhe më të veçantë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Shëndeti i saj është i mirë, duke shtuar se ajo vkishte dhimbje të vogla si të gjithë të tjerët dhe falënderoi stafin e kujdesit në shtëpi për mbështetjen e tyre.

Vajza e saj Rosa Moret u tha gazetarëve se nëna e saj është një person i fortë dhe pozitiv që pësoi një infeksion në urinë ndërsa ishte i infektuar me COVID-19, por virusi vetë ishte pa simptoma.

Vajza tha se nëna e saj ishte e mërzitur që ishte e izoluar në dhomën e saj, duke pritur vizitën e saj të fundit në ditëlindjen e 113-të para se vizitat të ndaloheshin.

Vajza e saj, e cila hapi një llogari në “Twitter” për të, shkroi se ‘tani ajo është mirë, ajo është e gatshme të flasë, të shpjegojë, të mendojë, se është përsëri vetvetja”.

Babai i Maria ishte një gazetar nga Pamplona, në rajonin verior spanjoll të Navarras i cili kishte shkuar në Amerikë për punë pasi kishte kaluar ca kohë në Meksikë. Ai ishte përgjegjës për revistën amerikane “Mercurio”.

Pas ca kohësh në New Orleans, ajo u kthye në Spanjë më 1915 me anije pasi babai i saj vuante nga tuberkulozi, por ai vdiq në bord dhe trupi i tij u hodh në det.

Ajo gjithashtu i mbijetoi Luftës së Parë Botërore (1914 – 1918) dhe Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945), si dhe luftës civile spanjolle midis 1936 dhe 1939.

Ajo më pas jetoi në qytetet spanjolle Barcelona, Banyoles, Girona, Calonge i Sant Antoni dhe Palol de Revardit (të gjithë në rajonin e Katalonjës), dhe ka qenë banore në shtëpinë e kujdesit për dy dekada.

Maria thotë se ‘të kesh shëndet të mirë’ është çelësi për një jetë të gjatë, duke shtuar se ajo kurrë nuk pinte duhan por ndonjëherë shkonte për shëtitje me miqtë si një formë sporti.

Ajo u martua me mjekun Joan Moret në vitin 1931 dhe pati tre fëmijë, 11 nipër e mbesa (njëri prej të cilëve është 70 vjeç) dhe 13 stërnipër e stërmbesa.
Familja e saj mezi pret që të lejohet ta vizitojë përsëri.

Njerëz të tjerë mbi moshën 100-vjeçar që i mbijetuan COVID-19 janë një grua holandeze 107-vjeçare, Cornelia Ras, e cila jeton në një shtëpi pleqsh në të cilën vdiqën dymbëdhjetë persona dhe një 104-vjeçar amerikan, Bill Lapschies.

Zhang Guangfen, një grua 103-vjeçare nga Wuhan ku thuhet se virusi ka origjinën, është gjithashtu një e mbijetuar.

Spanja aktualisht ka regjistruar 227 436 raste me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusit ka arritur në 26 744.