I ftohtë, por i bukur, pamjet mahnitëse të hotelit prej akulli

167
Sigal

I ftohtë, por i mrekullueshëm, kështu duket ky hotel në Aknada, i ndërtuar i gjithi me akull. Hotel de Glace, i cili u hap muajin e kaluar, është rindërtuar çdo vit për 21 vite, duke përdorur dëborë dhe akull.

 

Është hoteli i vetëm i këtij lloji në Amerikën e veriut dhe këtë vit përfshinë në sallë madhështore, një kishëz ku njerëzit mund të martohen, 15 suita dhe gjashtë dhoma.

 

Hoteli është i vendosur në Village Vacances Valcartier në Quebec dhe është viti i pestë që është ndërtuar atje.

 

Tema e tij për vitin 2021 është ‘Përrallat dhe legjendat e Kebekut’. Hotel de Glace e përshkruan brendësinë si një ‘udhëtim në një botë surrealiste’ ku ‘skulpturat e borës dhe akullit ju lejojnë të përjetoni efekte dhe iluzione të jashtëzakonshme optike’.