Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

21
Sigal

Këtë javë duhet t’i përzgjedhësh me kudjes situatat dhe njerëzit me të cilët harxhon energji, gjithashtu të mbledhësh sa më shumë informacion dhe të mira, për interesin tënd. Të enjten, bashkëpunimi i Mërkurit dhe Jupiterit të tregon se imagjinata mund të jetë abstrakte, por kjo e bën të palimituar. Të premten, Afërdita të rikujton se romanca dhe dashuria të ndihmojnë në shërimin tënd të përgjithshëm, jo thjesht në kënaqësitë e momentit.

Dashi

Ti je një shenjë e fuqishme dhe ke ndikimin tënd, ndaj ftoji miqtë që të bëni një ndryshim të mirë, për të gjithë. Bashkëpunimi i Mërkurit dhe Neptunit të ndihmon që të marrësh veten nga marrëdhënia jote e ndërlikuar me paratë. Mbështeti të tjerët dhe kërko ndihmë kur e sheh të nevojshme.

Demi

Cila është ëndrra jote dhe ç’të pengon ta ndjekësh? Jupiteri dhe Marsi do të të frymëzojnë që të ndërmarrësh një veprim të rrezikshëm në aspektin profesional dhe me shumë gjasa, kjo do të të shpërblejë. Mërkuri dhe Neptuni ndriçojnë marrëdhënien tënde me miqtë dhe kjo sjell më shumë argëtim dhe kohë cilësore.

Binjakët

Kjo javë të kërkon të jesh një person më optimist dhe të përshtatesh më shumë me situata të ndryshme. Karriera është në fokusin tënd, ndaj më shumë punë dhe më pak fjalë do të ishte ideale. Në fund të javës, një aventurë e re me miqtë të pret, ndaj mos e refuzo! Shko dhe argëtohu!

Gaforrja

Të grindesh me miqtë është mëse normale, e dashur Gaforre. Ti lë kokën për komunitetin dhe njerëzit që të rrethojnë, por mos harro se është shumë e rëndësishme që të marrësh të njëjtën gjë në këmbim. Nga e enjtja, do të frymëzohesh që falë komunikimit tënd të shkëlqyer, të rregullosh ca raporte.

Luani

Të lidhesh me të tjerët është art dhe ti e zotëron shumë mirë. Teknikat dhe aftësitë e tua do të jenë edhe më të dukshme, sidomos gjatë bashkëveprimit të Marsit dhe Jupiterit. Trego të vërtetën e zemrës tënde dhe ndaje atë me njerëzit që duan të të dëgjojnë.

Virgjëresha

Edhe ti vetë e di që ajo për të cilën po e vret mendjen kaq shumë, s’është fare kaq serioze. Mjaft mendove më shumë seç duhet, pasi po streson veten dhe kjo po të ndikon në disa aspekte të jetës. Do ia dalësh, si gjithnjë! Përqendrohu te marrëdhëniet dhe lumturia jote.

Peshorja

Edhe gjërat që nuk janë perfekte janë seksi dhe joshëse. Mos e fsheh atë që të bën njerëzor/e, pasi pasiguritë e tua mund të jenë detajet e preferuara që një person pëlqen tek ti. Duaje më shumë veten, foli ëmbël dhe ndihmoje fëmijën tënd të brendshëm që të shërohet nga të gjitha traumat e së shkuarës.

Akrepi

Besoji së panjohurës, Akrep! E dimë që je një person shumë skeptik, por është momenti që t’i çosh marrëdhëniet e tua drejt një faze të re, e cila përfshin edhe të panjohurën. Do të përqafosh ca zakone të reja, të cilat do të mbështeten shumë nga njerëzit që të rrethojnë dhe duan më të mirën për ty.

Shigjetari

Bëj gati lentet dhe shih me detaje situata të ndryshme, të cilat ndoshta po të ndihmojnë, ose po të dëmtojnë. Përshtatu me të tjerët dhe merr guximin që të shprehesh hapur, sidomos te njerëzit që mendon se ia vlen të mësojnë më shumë për ty dhe emocionet e tua.

Bricjapi

S’është momenti ideal për të shkuar përtej limiteve. Dëgjoje trupin dhe mendjen tënde, sepse ndoshta po të thonë që të mos e teprosh. Pusho dhe kape shansin për të reflektuar rreth gjërave që po ndodhin rishtazi në jetën tënde. “Ku po të dërgojnë emocionet e tua?”, kjo është pyetja që do të gjejë përgjigje këtë javë.

Ujori

Ende je i/e shkëputur emocionalisht, i dashur Ujor? Shpejt, miti se ti je një shenjë që s’e ke qejf realitetin do të thyhet dhe do të lësh pas një steriotip mbi shenjën tënde, duke treguar sesa i/e përfshirë emocionalisht je mbi një ngjarje të caktuar. Do të bësh biseda më të bukura, më kuptimplota dhe të guximshme, sidomos në fund të javës.

Peshqit

Ti mundesh dhe është momenti t’i lësh ca gjëra të shkojnë. Thjesht duhet ta lëshosh veten dhe të mos mendosh më për situatat e së shkuarës. Aftësitë e tua në komunikim do të jenë më të forta se kurrë dhe kjo do të të hapë shumë dyer, duke të të çliruar njëkohësisht nga sjelljet, njerëzit dhe zgjedhjet që të mbajnë peng të së shkuarës.