Habit mësuesja, iu mëson nxënësve anatominë në një mënyrë vërtet unike

879
Sigal

E mbani mend atë mësuesin ose mësuesen tuaj që kujdesej përherë për ju dhe grupin e nxënësve? Ai që provoi gjithmonë t’ju ndihmojë dhe t’ju bëjë të ecnit para të gjithë me shumë përkushtim?

Veronica Duque është ajo mësuese. Kohët e fundit, 43-vjeçarja vendosi të angazhojë studentët e saj në një nivel më të lartë dhe dha një klasë mbi anatominë në një kostum ngjitur pas trupit i cili tregonte komplet muskujt dhe anatominë e plotë të trupit të një njeriu.

“Unë kam dhënë mësim për 15 vjet,” i tha Veronica Bored Panda. “Unë mësoj shkencë natyrore dhe shoqërore, art, si dhe anglisht dhe spanjisht tek të rinjtë dhe tek studentët e mi.”

Aktualisht, Veronica mëson klasën e tretë dhe vazhdimisht kërkon ide se si t’i bëjë mësimet më interesante.

“Unë isha duke shfletuar në internet kur u shfaq një reklamë e një rrobë banje AliExpress. Duke e ditur sa e vështirë është për fëmijët në një moshë të re të vizualizojnë disponimin e organeve të brendshme, mendova se ia vlen ta jepja një provë.”

Pasi burri i saj Michael Michael publikoi disa foto nga mësimi, Veronica menjëherë u bë shumë virale. Duke gjeneruar mbi 65 mijë pëlqime dhe komente 14 mijë, ky publikim e ka bërë atë një simbol të krijimtarisë dhe përkushtimit.

Veronica është një mësuese e re në moshë dhe madje shumë e talentuar sepse ajo përdor strategji të ndryshme për të komunikuar dhe për të shpjeguar mësimin tek studentët e saj.

Dhe forma është thuajse e njëjtë me këtë të përdorur së fundmi kur edhe përdori një veshje, një kostum me paraqitjen e anatomisë së trupit për të demonstruar gjithçka dhe për të ndihmuar ata të përthithin më shumë mësimet.