Gjërat që i bëjnë njerëzit me stres

795
Sigal

Stresi ka fuqinë që t’u ndryshojë zakonet që keni pasur, andaj duhet të bëni kujdes që t’i vëreni shenjat e tij, kur ato shfaqen te ju, apo te më të dashurit tuaj.

Më poshtë janë të renditura tri gjëra që bëjnë njerëzit me stres.

Shumë sheqer

Nga stresi, ju dëshironi ushqimin me një përqindje të lartë të yndyrës dhe sheqerit, pasi stresi na bën të uritur. Në vend të kësaj, përpiquni të hani ushqime të pasura me ushqyes.

Kafeina- e preferuara juaj

Pagjumësia shpesh shkaktohet nga konsumimi i sasive të mëdha të kafeinës. Kjo është pikërisht e kundërta e problemit tuaj, pasi pasojat e marrjes së shumë kafeinës shkaktojnë lodhje dhe frustrim, transmeton ksp. Andaj duhet të bëni kujdes mos ta teproni me kafe, le të mbetet pjesë e përditshmërisë, mirëpo kujdes në teprim.

Stresi ndryshon energjinë e trupit

Trupi juaj do të pësojë goditje të papritura të energjisë për t’u përballuar me stresin që e përshkon. Megjithatë, shumë shpejt kjo rritje e energjisë do t’ju lërë dhe do të ndiheni të lodhur.