Fosili unik, në brigjet e Antarktidës gjendet veza me përmasa rekord

354
Sigal

Shkencëtarët në Kili kanë zbuluar një fosil unik që ka jetuar bashkë më dinosaurët 68 milionë vjet më parë. Veza e fosilizuar i përket llojit të zvarranikëve detarë dhe është një zbulim tepër i rendësishëm për shkencën. Një fosil misterioz 68 milionë vjeçar është gjetur në ishullin Seymour, në brigjet e Antarktidës. Në pamjë të parë ai duket si një top futbolli i shfryrë, por rezulton të jetë një zbulim unik.

Sipas shkëncëtarëve, fosili është veza e dytë më e madhe në botë dhe besohet mund të ketë qenë e një zvarraniku të madh detar që jetonte përkrah dinosaurëve. Veza e fosilizuar – me përmasa 29 dhe 20 cm – është vetëm pak më e vogël se vezët e zogjve gjigantë fluturues të Madagaskarit që janë zhdukur në shekujt e kaluar.

Ndërsa zogjtë, krokodilët dhe shumë dinosaur shtrojnë vezë të forta, fosili i Antarktidës kishte një guaskë të butë, të ngjashme me pergamenën. Krijesat e vetme në Antarktidë në atë kohë, në përmasa mjaft të mëdha për të hedhur një vezë të tillë ishin zvarranikët detarë: hardhucat detare të quajtura mosasaurs dhe plesiosaurs me qafë të gjatë. Fosili sfidon nocionin se këto kafshë nuk linin vezë dhe ishin të aftë të riprodhoheshin.

Veza nuk kishte mbetje embrionale dhe skeleti i nënës nuk u gjet për të identifikuar zvarranikun që i përket. Në mesin e kandidatëve janë speciet e Mosasaurs që arrijnë 50 metra (15 metra) të gjatë dhe plesiosaurs që arrijnë 33 metra (10 metra) të gjatë. Alexander Vargas, professor i Biologjisë në Universitetin u shpreh:  “Duke marrë në konsideratë hipotezën se ishte një Mosasaur në mund të bëjmë një studim të marrëdhënies që ekziston midis hardhucave aktuale dhe madhësisë së vezëve të tyre. Dhe, këto vlerësime thonë se ajo ishte një kafshë të paktën shtatë deri 17 metra e gjatë. Kështu që, vërtet mund të ishte gjigante”.

Mosasaurs dhe plesiosaurs u zhdukën në të njëjtën kohë me dinosaurët pas asteroidit që goditi Tokën 66 milion vjet më parë. Shkencëtarët nga Universiteti i Kilit dhe Muzeu i vendit i Historisë Natyrore e gjetën fosilin në 2011. Fillimisht të mahnitur nga zbulimi, ata e quajtën atë “Gjëja”, sipas titullit të një filmi fantastiko-shkencor.