Fjeti duke dëgjuar muzikë me kufje, ja çfarë i ndodhi më pas

681
Sigal

Një student që e zuri gjumi teksa dëgjonte muzikë me kufje, u zgjua plotësisht shurdh në njërin vesh.

Por, mjekët thonë se ai mund të kishte humbur totalisht dëgjimin në të dyja veshët.

Për fat të mirë, studenti, ka marrë trajtimin e duhur në kohë duke parandaluar pasojat afatgjata të dëgjimit. Ai do të qëndrojë pesë ditë në Spitalin Universitar të Azisë në Taichung City në Tajvan, siç shkruan “Daily Mail”.

Dr. Tian Huiji, drejtor i Departamentit të Otorinolaringologjisë në spital, i paralajmëroi njerëzit të mos përdorin kufjet kur flenë.

Ai gjithashtu këshilloi ata që kanë përjetuar probleme të tilla që të kërkojnë ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i përhershëm.

Eksperti thotë se njerëzit mund të dëgjojnë zhurma të larta gjatë ditës pa pasur pasoja tek veshët, por në gjumë ndodh e kundërta.

Dr Huiji shpjegoi se kur flemë, qarkullimi i gjakut në trup ngadalësohet.

Kjo do të thotë që qelizat në veshët tanë marrin më pak gjak për të ndihmuar në trajtimin e tingujve të lartë – duke rezultuar në shurdhim të papritur.