Elon Musk zbulon makinat e së ardhmes, brenda si avion

359
Sigal

Guru-ja i makinave elektrike, Elon Musk, sapo ka nxjerrë dy modelet e fundit të markës Tesla, që konsiston në dy automjetet Model S dhe Model X. Që kur u prezantuan në fillim të këtij viti, u vu re që ato kishin timonë komplet të ndryshëm nga ato që jemi mësuar në përditshmëri. Në fakt u ngjan timonëve të avionit.

Po ashtu krahasohet me makinat e Formula 1 apo dhe anijeve kozmike. Ka një formë drejtëkëndore me këndë të rrumbullakosura. Ky timon është bërë në atë mënyrë që shoferët të kenë pamjen më të gjerë të mundshme.