E thonë studiuesit/ Ekzistojnë 2 lloje lumturish,por ne ndjekim…

481
Sigal

Ne jemi gjithmonë duke ndjekur diçka, qoftë një promovim, një makinë të re apo diçka tjetër e rëndësishme. Kjo çon në besimin se, “Kur ajo çka donim realizohet, më në fund do të jemi të lumtur”.

Ndërsa këto ngjarje të mëdha na bëjnë të lumtur në fillim, hulumtimet tregojnë se kjo lumturi nuk zgjat. Një studim nga Universiteti Veriperëndimor mati nivelet e lumturisë së njerëzve të rregullt kundër atyre që kishin fituar çmime të mëdha lotarie një vit më parë. Studiuesit u befasuan kur zbuluan se vlerësimet e lumturisë së të dy grupeve ishin praktikisht identike.

Nocioni i gabuar se ngjarjet kryesore të jetës diktojnë lumturinë dhe trishtimin tuaj është aq i përhapur sa që psikologët kanë një emër për të: paragjykimi i ndikimit. Realiteti është, lumturia e bazuar në ngjarje është e efemere.

Lumturia është sintetike, pra ju e krijoni atë ose jo. Lumturia që zgjat fitohet përmes zakoneve tuaja. Njerëzit jashtëzakonisht të lumtur kanë krijuar zakone që ruajnë lumturinë e tyre ditë pas dite, jashtë dhe brenda shtëpisë. Ja cilat janë këto zakone:

  1. Gjejnë kohën të vlerësojnë kënaqësitë e vogla të jetës, duke thithur lumturi dhe në detajet e përditshmërisë.
  2. Bëjnë gjimnastikë dhe gjejnë kohën për tu kujdesur për veten e tyre fizikisht dhe estetikisht.
  3. Harxhojnë para për njerëz të tjerë (dhurata ose suvenire të vogla vlerësuese).
  4. Rrethohen nga njerëz të mirë dhe pozitiv.
  5. Qëndrojnë pozitiv për çdo aspekt të jetës duke mos rënë pre e mërzisë së thellë.
  6. Flenë mjaftueshëm duke i dhënë rëndësi këtij procesi jetësor.
  7. Bëjnë biseda të thella dhe produktive dhe nuk merren me thashetheme ose me paragjykime.
  8. Ndihmojnë të tjerët jo vetëm materialisht, por edhe psikologjikisht.
  9. Përpiqen të jenë të lumtur duke shpenzuar energji në mendime produktive për të ecur para dhe jo pas.
  10. I bëjnë gjërat vetë duke preferuar takime ballë përballë më shumë se ato mes telefonit apo rrjeteve sociale.
  11. Mentalitet në zhvillim, që do të thotë se ju nuk pranoni që jeni të pandryshueshëm dhe ‘fiks’ por përpiqeni gjithnjë të ecni përpara dhe të ndryshoni zakone ose sjellje që s’ju bëjnë të lumtur.