Sigal

Ky është momenti i frikshëm kur tre djem shumë të guximshëm, luftojnë për të liruar qenin e tyre nga një gjarpër i madh.

Video tregon djalin më të madh që përpiqet të mbajë kokën e gjarprit, ndërsa dy të tjerët përpiqen ta heqin atë nga trupi i qenit.

Qeni duket më shumë i hutuar se i trembur, ndërkohë që miqtë e tij luftojnë dhe e shpëtojnë prej zvarranikut.