Deri në fund të verës, askush s’do të dojë të heqë dorë nga ky kombinim

292
Sigal

Nëse një herë në dy-tre ditë e gjeni veten para dollapit me dilemën e madhe se ç’të vishni në këtë vapë, s’jeni vetëm. Përtej stilit dhe dukjes, ju duhen kombinime të rehatshme, të freskëta, me të cilat të mund të qëndroni komode gjatë ditëve të nxehta.

Këtë vit, siç mund ta keni vënë re, njerëzit kanë përdorur një “formulë” kombinimi që ka funksionuar për të gjithë! Kostumi lino është “mesi i artë” që plotëson gjithë kërkesat e lartpërmendura.

Deri në fund të verës, askush s'do të dojë të

Pantallonat e shkurtra dhe këmishat lino janë veshja që jo vetëm po shihni më shumë në Instagram kohët e fundit, por gjithashtu kombinimi prej të cilit askush s’do të heqë dorë deri në fund të verës.

Deri në fund të verës, askush s'do të dojë të

Janë zgjidhje kur duhet të përgatitesh në moment të fundit, vishen kudo dhe kurdo dhe mbi të gjitha ju bëjnë të dukeni elegante. Ju mungojnë vetëm një palë sandale/shapka, çanta dhe jeni gati!

Deri në fund të verës, askush s'do të dojë të

Kostumet lino nuk ju kufizojnë, prandaj mund t’i vishni në ditë të zakonshme pune, fundjavave në qytet dhe patjetër në plazh.