Ca shenja super të fshehta, që ju ndihmojnë të zbuloni nëse ju ka qejf apo jo

262
Sigal

Ju mund ta kuptoni nëse dikush ju pëlqen nga mënyra si flet me ju, si ju sheh apo si ndryshojnë kur janë pranë jush. Ajo çfarë ndoshta harroni është se secili prej nesh ka gjuhën e tij të trupit dhe reagon ndryshe ndaj nervozizmit apo emocioneve. Që do të thotë se janë disa shenja (të fshehta) që pavarësisht se ju s’jua kishte marrë mendja, tregojnë se ai/ajo është i interesuar për ju.

1. Bebet e tyre të syrit janë të zgjeruara.

Nëse e vini re këtë gjatë kohës që dikush është përballë jush, me siguri ju pëlqen. Le të fshihet sa të dojë, sytë s’gënjejnë!

2. Nuk i pulisin sytë shpesh

Një tjetër shenjë që lidhet me sytë është pulitja e tyre. Eshtë një mënyrë e pavetëdijshme që tregon se personi përballë do të marrë nga ty sa më shumë të jetë e mundur.

3. Gjeste nervoziteti

Luajnë me gishtërinjtë, prekin veshin, qafën apo skuqen papritur në pjesën e krahërorit. Janë gjeste të cilat i bëjnë njerëzit në momente stresante, por pozitive.

4. Ata rrinë të mbështetur pas karriges së tyre kur jeni në një bar

Vini re si është ulur partneri në karrigen e tij. Gjuha e trupit e hapur tregon se ai qëndron “i pambrojtur” përballë jush. Kjo tregon se po përpiqet të krijojë një raport mes jush dhe do që trupi i tij të komunikojë me tuajin.

5. Toni i zërit të tyre ndryshon

Eshtë e vështirë ta përcaktosh këtë me dikë që sapo e ke njohur. Gjithsesi merreni si shenjë të mirë nëse ai ul apo ngre zerën krejt papritur kur është me ju.

6. Marrin një tjetër shkëlqim në fytyrë

Nëse dikush të pëlqen, atij i shkëlqen fytyra edhe më shumë sa herë është pranë teje. Eshtë ai “nuri” për të cilin flasin të gjithë!

7. Fillojnë të kopjojnë padashje

Duke qenë se janë të tërhequr pas jush, mos u surprizoni kur t’i shihni duke bërë gjeste të ngjashme me tuajat. Efekti pasqyrë vepron edhe më shpejt nga ç’mendoni ju.

8. Duken si të shpërqëndruar

Ka plot arsye pse dikush duket i pafokusuar në një takim. Mund të jetë thjesht tip i shpërqëndruar, mund të jenë të pasjellshëm, nuk ndjejnë afërsi me ju, por mund të jetë dhe e kundërta. Janë kaq të tërhequr prej jush sa edhe pse duan që përmes shpërqëndrimit t’ju heqin nga mendja, s’e bëjnë dot.