‘Bjonde kashmiri’: Si duket ngjyra që vajzat po kërkojnë tani nëpër sallone?

184
Sigal

Vitin e shkuar pamë shumë versione të flokëve bjond- që nga “bjonde gjalpi” e deri tek bjondja e barbie-it. Këtë sezon duket se vajzat po shkojnë drejt një tjetër tendence. Bjonde prej kashmiri është ngjyra që po kërkojnë të gjitha nëpër sallonet e bukurisë dhe jo më kot.

'Bjonde kashmiri': Si duket ngjyra që vajzat po

Kjo nuancë quhet specifikisht e tillë sepse i bën flokët të duken të butë, është ngjyrë e artë, e pastër dhe e bën flokun të duket më i shëndetshëm nga ç’është. Duket perfekt për vjeshtë dhe jo më kot, fotot e bjondeve që shihni nëpër Instagram ju pëlqejnë kaq shumë.

'Bjonde kashmiri': Si duket ngjyra që vajzat po

Eshtë pikërisht bjondja prej kashmiri.  Ajo çfarë duhet të konsideroni para se të vendosni për bjonden e kashmirit është vendi ku do t’i realizoni. Produktet duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe parukierja profesioniste. Eshtë një fije e hollë që e bën këtë version bjondeje të duket shumë luksoze. Prandaj, përgatituni të shpenzoni ca.