Bëj ç’të duash, vetëm mos i shkruaj ish-it (sidomos tani që Mërkuri është në prapavijë)

120
Sigal

Mërkuri në prapavijë të shtyn të bësh shumë gjëra, të ngatërron jetën tënde romantike dhe të DETYRON t’i çosh një mesazh ish-it. Gjithsesi, ne jemi në anën tënde dhe me logjikë të ftohtë të tregojmë pse nuk duhet ta bësh send mesazhin.

Qielli nuk duket aspak premtues

Dhe nuk të mbështet në këtë që po bën.

Në shumicën e rasteve, është një test nga universi

Bën mirë t’i kalosh provat e universit, në mënyrë që të shkosh në nivelin tjetër.

Nuk e ke seriozisht

Për momentin, përjeton shumë ndjesi, por pasi Mërkuri trazovaç të rikthehet në vendin e vet, do ta kuptosh që as nuk të mungon fare ish-i.

Mërkuri ka qejf të bëjë lojëra

Dhe nuk i intereson shumë sa lëndohesh ti.

Ish-i bëhet mendjemadh

Mërkuri dobëson një person, ndërkohë forcon dikë tjetër. Nëse ti i shkruan, me shumë gjasa do të përballesh me një përgjigje të thatë që do të të ngrejë nervat.

Përqendrohu tek intuita dhe zgjedhjet e tua

Ka një (ose shumë) arsye pse u ndatë dhe duhet t’i kesh parasysh gjatë gjithë vitit, pavarësisht se ç’thotë Mërkuri.