Astronomët zbulojnë yllin gjigant afër zemrës së Rrugës së Qumështit

252
Sigal

Astronomët kanë pikasur një yll gjigant që vezullon, 100 herë më i madhe se dielli, i cili fshihet pranë zemrës së Rrugës së Qumështit.

Vëzhguesit e teleskopit kanë zbuluar se gjatë disa qindra ditëve, ylli i madh, i cili shtrihet më shumë se 25000 vite dritë larg, u errësua me 97 për qind dhe më pas u kthye në shkëlqimin e tij të mëparshëm.

“The Guardian” shkruan se errësimi i papritur dhe dramatik ndoshta u shkaktua nga një planet orbitë ose yll shoqërues, i rrethuar nga një disk pluhuri i errët që kalonte përpara dhe bllokonte dritën që do të kishte arritur edhe në Tokë.

“Duket se erdhi nga askund”, tha Dr. Leigh Smith në Institutin e Astronomisë të Universitetit të Cambridge, teksa komentonte errësimin e papritur të yllit. Ky i fundit nisi që të zbehej në fillim të vitit 2012 dhe pothuajse u zhduk në prill të atij viti, përpara se të rikuperohej gjatë 100 ditëve të ardshme.

Astronomët zbulojnë yllin gjigant afër zemrës së

Astronomët vunë re yllin misterioz të errët në të dhënat e mbledhura nga teleskopi Vista, i operuar nga Observatori Jugor Evropian në Kili. Instrumenti ka shikuar një miliard yje për gati një dekadë, në kërkim të shembujve që ndryshonin në shkëlqim, në fushën infra të kuqe te spektrit elektromagnetik.

Kur shkencëtarët gjejnë yje të ndryshëm që nuk ulen brenda kategorive të përcaktuara, ata i quajnë “çfarë është kjo” ose objekte WIT. Zbulimi i tyre i fundit mban emrin VVV-WIT-08.

Për shkak se ylli i madh ishte në një rajon kaq të dendur të galaktikës, studiuesit menduan nëse një objekt i panjohur i errët mund të kishte humbur para tij rastësisht. Simulimet sugjeruan që kjo ishte shumë e pamundur pa një numër të pabesueshëm të objekteve të errëta që lundronin rreth Rrugës së Qumështit.