Afrikë e Jugut, një kallamar gjigand 4 metra del në breg të Britannia Bay

840
Sigal

Sipas asaj që tha personi që dha alarmin kallamari ishte akoma gjallë kur ata e gjetën, por kalimtarët nuk kanë mundur ta fusin në ujë dhe ta shpëtojnë, pikërisht për shkak të dimensioneve të tij të mëdha.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Ky kallamar gjigand ka përfunduar nga plazhi i Britannia Bay, në Afrikën e Jugut, direkt në Muzeun Iziko të Cape Town.

Ekzemplari, i gjatë katër metra dhe me një peshë rreth 270 kilogramë, është tani studim i biologëve, për shkak se bëhet fjalë për kallamarin më të madh të të gjitha kohërave.

Kjo specie, në fakt, përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në Tokë dhe është një mister për shkencëtarët e të gjithë botës.