7 gabimet më të shpeshta që bëjmë kur jemi në supermarket

269
Sigal

Përtej faktit që pazari shërben si terapi shumë e mirë, procesi mund të jetë sfidues nëse nuk jeni mësuar me të gjatë rutinës suaj. Kjo sepse mund të bini pre e disa hileve që përdorin ata për t’ju shpenzuar kohë dhe para. Lajmi i mirë është që mund të vetpërmbaheni, nëse kujtoni këshillat më poshtë:

1. Mos provoni “gjërat falas” që ofrohen

Shumë biznese ofrojnë gjëra falas për të promovuar produktet e tyre, në mënyrë që të rrisin interesin nga ana e blerësit. Kjo vetvetiu zgjon nevojën për të blerë një produkt që në fakt ti nuk kishe ne plan ta blije.

2. Mos bëni pazar shumë shpesh

Konsideroni pazaret për shtëpi një herë në javë ose një herë në muaj. Bëni një listë me gjithçka ju duhet dhe merrni çfarë mund të konsumohet për një kohë të gjatë. Pazari i përditshëm do t’ju bëjë të shpenzoni më shumë para dhe kohë.

3. Blerja e diçkaje nga impulsi i momentit

Ju thjesht e shihni, ndiheni të uritur dhe s’mendoni më për asgjë tjetër. Tregohuni të zgjuar dhe lëreni supermarketin pasi të keni ngrënë vaktin e radhës.

4. Lini pamjen e jashtme të produkteve t’ju gënjejë

Një banane e bukur mund t’ju gënjejë syrin, por jo shijen.Tregohuni të zgjuar dhe fokusohuni tek cilësia, aroma dhe freskia.

5. Blerja e perimeve dhe mishit të paketuar

Qeset, mund të mbajnë mikrobe që ndikojnë tek produktet e blera. Temperatura brenda paketimit është gjithashtu një tjetër problem, prandaj zgjidhni gjëra të freskëta dhe qëndroni larg ambalazhit.

6. Të bëni pazar në fund të ditës ose në ditën e fundit të javës

Sipas studimeve, vendimet impulsive janë të lidhura me aktivitetet tuaja gjatë ditës. Lodhja e tepërt gjatë ditës, duket sikur minimizohet nëse ti s’përballon asnjë lloj tundimi gjatë pazarit dhe ble çfarë të del para.

7. Mos përdor qeset që ofrojnë ata, merreni nga shtëpia

Qeset plastike s’janë të mira për asgjë! Duke marrë me vete një qese me material të mirë, jo vetëm do kurseni ca para, por do mbroni dhe planetin. S’ju kushton asgjë.