5 mënyra për të shmangur ndjesinë e fryrjes gjatë drekave/darkave në periudhën e pushimeve

134
Sigal

Fundi i nëntorit dhe i gjithëëëë dhjetori është i mbushur me evente. Ditët pushim në fund të muajit sigurisht përkthehen në ushqime më shumë, alkool pak më shumë dhe rrjedhimisht- bark i fryrë dhe një ndjesi e sikletshme që lë pas. Të mos flasim pastaj për dhjetorin që është i gjithi i pushtuar nga tryeza që janë bombë kalorish. Sidoqoftë, festat janë gjithmonë të gëzueshme dhe ushqimi është një nga faktorët kryesorë që i bën të tilla. Problemi qëndron tek ndjesia e fryrjes. Si të shpëtojmë prej saj gjatë kësaj periudhe? Mjafton të zbatoni “hilet” në vijim.

1. Njih trupin tënd dhe ushqimet “armiq”

Nëse jeni të ftuar diku sigurisht je e detyruar të konsumosh atë çfarë të është servirur, që do të thotë se nuk e di me siguri si është gatuar, përbërësit, etj, etj. Gjithsesi, të dish para se ç’lloj përbërësish apo ushqimesh të krijojnë parehati mund të shmangë ndjesinë e sikletshme të fryrjes.

Mund të jetë djathi, gluteni apo një ushqim shumë specifik që do të bënit mirë ta shmangnit.

2. Mos “i ruani” gjithë kaloritë për festë

Duke ngrënë në mënyrë konstante gjatë ditës do të dini më mirë ta menaxhoni darkën e festës. Kur prisni shumë gjatë vetëm nga ideja që “do të hani në darkë” e mbingarkoni stomakun, hani shumë dhe shpejt dhe normalisht kjo shkakton fryrje barku të pashmangshme. Hani disa vakte gjatë ditës në mënyrë që sistemi tretës t’ju falenderojë.

3. Përpiquni të bëni ushqime të shëndetshme

Në vend të djathrave me yndyrë apo proshutave të zakonshme, vendosni ca perime të freskëta, pite, humus, qiqra, patate të ëmbla, etj. Janë të pasura në vlera, të shijshme dhe s’do t’ju ngarkojnë stomakun.

4.  Shtoni shumë jeshillëqe në pjatën tuaj

Spinaqi, brokoli, asparagu, sallata jeshile, etj, kanë pak kalori, por shumë vitamina, minerale dhe fibra. Funksionojnë shumë mirë në reduktimin e fryrjes dhe në të njëjtën kohë, mund të hani sa të doni.

5. Kujdes me alkoolin

Pijet janë pjesë kyçe e festave, por me limit. Sidomos nëse pini pasi keni konsumuar një darkë shumë kalorike, ndjesia e barkut të fryrë do të bëhet edhe më e bezdisshme.