5 lule që mund t’i rrisni lehtë brenda shtëpisë tuaj

501
Sigal

Lulet brenda shtëpisë jo vetëm që shtojnë harenë dhe i japin vlerë dekorit, por ndihmojnë edhe organizmin.

Pastrimi i ajrit nga bimët është zgjidhja më e mirë që mund të gjeni për oksigjen të pastër që mbush mushkeritë tuaja.

Megjithatë për shumicën e njerëzve që jetojnë në apartamente apo në zona ku kushtet atmosferike nuk janë fort të favorshme për bimët, procesi i rritjes së luleve është paksa i pamundur.

Edhe nëse arrini t’i ruani nga i ftohti duke i futur  brenda shtëpisë, lulet tuaja sërish do të kenë nevojë për diell.

Zgjidhja ideale është të kërkoni gjithnjë lule që përshtaten me kushtet e vendit apo shtëpisë ku jetoni.

Lule shpata

Quhet lule shpatë për shkak të formës së gjetheve të saj me majë dhe është perfekte për tu rritur në çdo klimë.

Mund të qënrdojë pa u tharë për muaj me rradhë edhe nëse nuk e ujisni apo nëse nuk e nxirrni në diell.

Idelja për këtë lule do të ishte ujitja një herë në 2-3 javë në mënyrë q ët’ju zgjasë për shumë kohë.

Lule shpata ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e mirë të ajrit.

Jasemina

Një lule shumë e bukur dhe aromatike që mund ta rrisni gjithashtu brenda shtëpisë.

Ajo përbëhet nga lulet e vogla aromatike dhe gjethet jeshile që e bëjnë një zbukurim perfekt për tryezat apo këndet e ndryshme të shtëpisë tuaj.

Jasemina lulëzon në mes të dimrit dhe është shumë e thjeshtë në rritje pasi nuk kërkon dritë dielli apo ujë.

Mjafton ta ujisni dheun e vazos 1-2 herë në javë në varësi të vazos dhe madhësisë së lules.

Lule shqipojnja

Ndër lulet më të dashura në vend është padyshim lule shqiponja.

Përtej emrit kuptimplotë, kjo lule është shumë e thjeshtë edhe për t’u rritur nga kushdo.

Kërkon shumë pak dritë herë pas here dhe ujitje vetëm 1 herë në javë.

Zambaku i paqes

Një nga lulet e bardha më të bukura për brenda shtëpisë.

Forma e veçantë e këtij zambaku dhe ngjyra e bardhë i japin edhe emrin e veçantë që lidhet me paqen dhe qetësinë.

Kjo lule rritet deri në 1 metër dhe nuk kërkon ndonjë kujdes të shtuar për tu rritur.

Nuk kërkon thuajse aspak diell ndërsa për ujitjen, zambaku i pasqes është një lule që të lajmëron vetë ku ka nevojë.

Kur fillon e thahet ky zambak i ul menjëherë gjethet e tij duke ju treguar kështu se duhet ta ujisni.

Zakonisht ujitet një herë në javë në varësi edhe të vazos apo madhësisë së lules.

Fikusi

Fiksui është një lule shumë e bukur që përbëhet nga gjethe të mëdha e të errëta, perfekte për të dekoruar një ambient të brendëshëm.

Fikusi mësohet me ambientin e dhomës ku ndodhet dhe mund ta ujisni 1 herë në javë.

Kjo bimë me origjinë nga Azia në të vërtetë është e mësuar me diellin dhe sa më shumë rreze të marrë aq më shumë do të rritet.

Një fikus nën dritën e diellit mund të rritet deri në 60 metra