4 arsye për të mos u kthyer KURRË tek personat që ju kanë lënduar!

942
Sigal

Ndodh që shpeshherë të gjendesh në një marrëdhenie që ti lëndohesh dhe kjo vjen nga sjellja e tyre, qoftë gënjeshtra të vogla, tradhëti, dhunë fizike apo emocionale. Pavarësisht se i duam këta persona, janë disa arsye që na bëjnë që të largohemi nga ta, edhe pse premtimet e tyre (në të shumtën e kohëve boshe) flasin për ndryshime dhe nuk do i përsërisin gabimet. Studimet, por edhe eksperiencat e njerëzve kanë treguar se nuk duhet të kthehesh kurrë tek ata persona. Ja për cilat arsye:

1.Ata nuk do të ndryshojnë KURRË!
Ju e dini thellë në zemrën tuaj se këta njerëz nuk ndryshojnë kurrë. Tregimi i tyre i pendimit është i rremë dhe do të përjetoni të njëjtat gjëra sapo të ktheheni. Pavarësisht se sa e dobët është zemra juaj, duhet të ngriheni dhe të bindni veten që të mos ktheheni tek një person toksik.

2.Lumturia juaj nuk do të jetë primare në jetën e tyre
Ju nuk jeni të pranishëm në jetën e personave që ju lëndojnë për arsye emocionale, por për të ushqyer egon dhe për të përmbushur nevojat e tyre. Që një marrëdhënie të funksionojë është e rëndësishme që të dy partnerët të ndihen të lumtur dhe të kënaqur. Në çdo moment nëse mendon se do të jesh më i lumtur vetëm sesa me të, është koha për ta larguar atë.

3.Sepse gjëra më të mira do të vijnë për ju
Është natyra njerëzore që heziton dhe ka frikë drejt idesë së ndryshimit. Kjo e bën lëvizjen jashtëzakonisht të vështirë, sepse ne priremi që të krijojmë zonën e komfortit me ata persona. Por sapo të nxitni guximin për të ecur përpara, ju do të sillni pozitivitet në jetën tuaj dhe hapni rrugën për të lejuar njerëzit e rinj të hyjnë. Me kalimin e kohës, njerëz të rinj do të vijnë që t’ju trajtojnë më mirë, sepse e meritoni.

4.Ti meriton më mirë
Mos lejoni që dikush t’ju bëjë të besoni që meritoni më pak. Marrëdhëniet abuzive na bëjnë të besojmë se ne meritojmë keqtrajtim. Madje, ne fillojmë të fajësojmë veten për mosfunksionimin e marrëdhënies. Hapi i parë është që të besoni se ju nuk keni asnjë faj dhe hapi i dytë të tregoni që jeni në gjendje ta hiqni qafe këtë marrëdhënien toksike.

 

Dhe, ndërsa jeni duke kaluar nëpër fazën e shërimit, shmangni kontaktin me atë person plotësisht. Thyerja e zemrës kërkon pak kohë që të shërohet dhe për ta kapërcyer, por kuptoni që është më mirë të jeni vetëm sesa me një person që do të kontrollojë ju për gjithçka.