25 mënyra të thjeshta për ta fshirë nga mendja ish-in!

169
Sigal

Periudha pas ndarjes mund të jetë e vështirë. Shkëputja totale duket e largët, vret mendjen për gjithçka ndodhi dhe nuk ndodhi etj. Ndonjëherë, ti e di mirë se çfarë duhet të bësh për të dalë nga kjo gjendje, por për një arsye a një tjetër qëndron pezull. Pikërisht këtu, rikujto ç’duhet të bësh, në rast se e e ke harruar!

1. Jepi vetes kohë për t’u shëruar.
2. Mos i kontrollo rrjetet sociale.
3. Përpiqu të mos shpenzosh kohë duke rikujtuar momentet tuaja bashkë.
4. Përpiqu të shohësh realitetin: Çfarë po ndodh në moment dhe jo si ishte e shkuara apo si mund të ishte e ardhmja.
5. Mëso nga “gabimi”, por as mos e konsidero si një gabim të mirëfilltë.
6. Mos gjej justifikime për t’i takuar prapë.
7. Mos u bëj i/e ashpër me veten.
8. Mos u përpiq të bëheni “shokë”, nëse ke ende ndjenja për të.
9. Kupto se çfarë je e aftë të bësh dhe të mos bësh për dikë.
10. Bëhu pjesë e një aktiviteti të shëndetshëm.
11. Këshilla që s’zhgënjen kurrë: Shopping!
12. Ri-dekoro dhomën, shtëpinë.
13. Bëj udhëtime të shkurtra (ose të gjata nëse mundesh).
14. Zhduk çdo gjë që të kujton atë.
15. Shkëput çdo formë komunikimi me të.
16. Ndalo së pyeturi miqtë për të.
17. Kupto se çfarë sheh në rrjete sociale mund të jetë shumë ndryshe nga e vërteta.
18. Kalo më shumë kohë me familjen dhe miqtë.
19. Merr kohë për hobit dhe pasionet e tua.
20. Pranoje si pjesë të jetës. Mos e dramatizo shumë, por thuaj “gjëra që ndodhin”.
21. Mëso si të kënaqesh vetëm nën shoqërinë tënde.
22. Mos e lëndo veten në asnjë mënyrë dhe as mos e fajëso.
23. Fale veten. Fal (dhe harro) edhe atë.
24. Mos dil në takime (dates) deri sa të ndihesh gati dhe ta ndjesh vërtet.
25. Më e rëndësishmja, duaje veten, çdo ditë!