10 gjëra që mendonit se zgjasnin përjetësisht, por në fakt kanë një datë skadence!

Na pëlqen ose jo, çdo gjë në jetë vjen me një datë skadence! Ka shumë gjëra jetëgjatësinë e të cilave ndoshta s’e dini, por do ta mësoni tani!

1.Prizat

Prizat e korentit nuk kanë një datë të saktë skadimi, por me kalimin e kohës efiçenca e tyre bie. E mira është të ndërrohen çdo dy vite.

2. Shapkat e shtëpisë

NOA

Duhen ndërruar çdo 6 muaj. Shapkat e shtëpisë mund të bëhen burim bakteresh fare kollaj, prandaj çdo 6 muaj duhen një palë të reja. Kështu i bëni nder edhe këmbëve tuaja!

3. Reçipetat

Duhen rezistojnë nga 6 muaj deri në 1 vit! Aq më tepër nëse vishni rregullisht dhe shpesh të njëjtat palë.

4. Jeta mesatare e një parfumi është 3 vite.

Pas kësaj kohe, aroma e tij ndryshon dhe zgjatja në kohë reduktohet.

5. Jastëkët

Zëvendësojini çdo 2-3 vite.

6. Atletet e palestrës

E dini se atletet e palestrës duhen ndërruar pas 450-550 miljesh? Që do të thotë nëse ecni rreth 5 milje në ditë, duhet t’i ndërroni brenda 90-110 ditësh.

7. Përgjithësisht, peshqirët zgjasin deri në 3 vite.

Nëse i lani pas 3-4 përdorimesh dhe i thani në diell, ata mund të rezistojnë gjatë, por kjo varet edhe nga materiali.

8. Krëhërat e flokëve

Duhen ndërruar çdo 6 muaj nëse s’doni flokë të këputur.

9. Sfungjerët e trupit

Duhen ndërruar çdo muaj ose 2 herë në muaj.

10. Kripa

Reziston nga 3 deri në 5 vite. Në vetvete nuk skadon, por vlerat e saj fillojnë të reduktohen.