1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me çfarë keni në garderobë!

611
Sigal

Edhe nëse nuk ju pëlqejnë xhaketat, pothuajse të gjithë keni një xhaketë të zezë në garderobën tuaj. Ndoshta sepse kombinohet lehtësisht apo sepse do t’ju duhet për një rast që kërkon “veshje serioze”.

Megjithatë, me kombinimet e duhura, një xhaketë të tillë mund ta vishni kudo. Nëse xhaketa është over-sized (me përmasa të mëdha), aq më mirë.

Shihni më poshtë pesë mënyra për të veshur një xhaketë të zezë:

#1 – Xhaketë e zezë + Pantallona (streçe) të zeza + Çizme lëkure

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

Për më tepër, një kombinim “tërësisht i zi” duket gjithmonë mirë.

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

#2 – Xhaketë e zezë + Pallto + Aksesorë

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

Një pallto me prerje të gjerë, bezhë ose kafe dhe disa aksesorë e bëjnë veshjen të duket e kompletuar dhe më e rëndësishmja, s’do keni ftohtë.

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

#3 – Xhaketë e zezë + Kostum sportiv (mundësisht gri) 

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

Kjo është një nga veshjet më të lehta për t’u rikrijuar. Kombinimi i të zezës me grinë është i pagabueshëm, por edhe një kostum sportiv në ngjyra të tjera të zbehta (kafe, bezhë etj), do dukej po aq mirë.

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

#4 – Xhaketë e zezë + Bluzë e bardhë + Xhinse

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

Kombinimi i përjetshëm që mund ta vishni kudo: Në shkollë, punë, në një pasdite apo mbrëmje jashtë.

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

#5 – Xhaketë e zezë + Këmishë e bardhë + Atlete

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me

Trendet e reja të modës janë aq të pëlqyera pikërisht sepse nuk i kufizojnë veshjet në sportive, klasike apo serioze. Prandaj, një këmishë e bardhë me atlete dhe xhaketë, duket kaq bukur veshur:

1 xhaketë, 5 veshje të ndryshme: Kombinime të thjeshta me