Zbuloni pse nuk duhet të hani më çamçakëz

526
Çamçakëzi është provuar se ju ul oreksin, lehtëson stresin dhe përmirëson produktivitetin. Dhe për aq kohë sa përtypni çamçakëz pa sheqer, nuk do t’iu dëmtohen dhëmbët, pasi stimulon prodhimin e pështymës që mban larg mbeturinat e ushqimit dhe mbron dhëmbët nga prishja, sipas Shoqatës Amerikane Dentare.
Por çamçakëzi mund të ketë një anë të errët që mund të ndikojë në shëndetin tuaj, sipas një studimi të ri mbi një element që gjendet në shumë lloje çamçakezësh. Këta të fundit përmbajnë grimca oksidi titani, një agjent zbardhues që përdoret për të përmirësuar cilësinë e ushqimit.
Ekspozimi kronik mund të ndikojë në sistemin tuaj të tretjes, veçanërisht në zorrë, ku lëndët ushqyese nga ushimi që hani do të treten, sipas studimit të kryer. Në testimin laboratorik mbi qelizat, studiuesit nga Universiteti Binghamton, kanë arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj grimcave të oksidit të titanin, e vështirëson punën e qelizave të zorrës për të absorbuar hekur, zink dhe acide yndyrore. Dhe kjo mund të çojë në mungesë të vlerave ushqyese, sidomos për gratë që humbin hekur gjatë periodave çdo muaj.
Mënyra më e mirë për të shmangur këto probleme, është që të hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, dhe të hidhni çamçakëzin. 
Sigal