Zbulohet diamandi i dytë më i madh në botë

498
Diamandi i dytë më i madh në botë ,1111 karat është zbuluar në minierën Karowe 500 km larg kryeqytetit Gabarone në Botswana. Guri i çmuar është diamandi më i madh në shtetin afrikan Botswana i gjetur pas një shekulli.

I pari në botë qëndron “Cullinan” 3,106 karat i zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut që tanimë është ndarë në 9 pjesë ku disa prej tyre janë në kurorën mbretërore britanike.

“Rëndësia e zbulimit të gurit me një cilësi të tillë nuk mund të jetë e ekzagjëruar”- është shprehur në një deklaratë William Lamb prodhuesi kanadez i diamandeve ”Lucara Diamond”.
Sigal