“Wonder Woman”: Princesha luftëtare

671
U deshën 75 vjet, por Wonder Woman më në fund ka aventurën e vet në ekranin e madh. Aktorja izraelite Gal Gadot, një ish mbretëreshë bukurie sot 32 vjeç, si dhe veterane e katër filmave Fast & Furious, flet për ribërjen e imazhit të ikonës së librave me figura, për një brez të ri.
Wonder Woman vjen nga një racë luftëtaresh amazona. A bëtë stërvitje speciale për këtë rol?
Jam përgatitur për pesë apo gjashtë muaj. Kam bërë gjëra të ndryshme: punë në palestër, koreografi, kalërim. Kam qenë stërvitëse lufte në ushtrinë izraelite, por ajo përvojë nuk më ndihmoi shumë me Wonder Woman.
Ajo është quajtur një ikonë feministe. A e shihni edhe ju kështu?
Sigurisht, ajo është ikonë feministe për mua, dhe shpresoj për gjithë të tjerët. Feminizmi ka të bëjë me zgjedhjen, lirinë dhe barazinë, dhe këtë përfaqëson Wonder Woman. Ajo është rritur në një ishull pa burra; kur sheh burra, ajo beson se ata janë tamam si ajo. Më pëlqen kjo ide.
A e keni takuar ndonjëherë Lynda Carterin, që e ka luajtur atë rol në TV në vitet 1970?
E kam takuar në Nju Jork në një aktivitet të OKB-së. Të dyja luajmë të njëjtin personazh, por në kohëra shumë të ndryshme dhe me kontekste shumë të ndryshme. Por ajo më dha stilolapsin e saj në OKB dhe ishte sikur të më dorëzonte stafetën.
Cila ishte sfida juaj më e madhe në film?
Për mua ishte i ftohti – ne xhiruam në Angli në dimër dhe unë s’kisha shumë rroba veshur. Kisha ftohtë gjithë kohës.
Çfarë e bën Wonder Woman, një heroinë të kohë sonë?
Djemtë kishin Superman dhe Batman – tani vajzat kanë një personazh të fortë femër. Dashuria, dhembshuria dhe pranimi gjithashtu lartësohen në këtë film, dhe botës i duhen këto vlera. Të harrojmë cinizmin.
Sigal