Vlerat arkeologjike, shtohen turistët në qytetin antik të Apolonisë në Fier

645
Rëndësia e pazëvendësueshme e vlerave arkeologjike dhe kulturore të periudhës historike që përfaqëson, qyteti Antik i Apolonisë dhe ai i Bylisit, ka bërë që gjithnjë e më shumë vizitorë të drejtohen drejt tyre. Vetëm në muajt qershor –korrik të këtij sezoni, këto qytete antike të Qarkut të Fierit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj. Prefekti i Qarkut Xhevit Bushaj shprehet se krahasuar me vitin pararendës, ky vit ka një rritje me 10% më shumë vizitorë. Sipas llogaritjeve të stafit të këtyre parqeve arkeologjike, mesatarisht cdo ditë numërohen 600-800 vizitorë të huaj dhe vendas. Qarku i Fierit ka edhe një vijë bregdetare prej 48 km, për të cilën sipas prefektit Bushaj, pushuesit po tregojnë gjithnjë e më shumë vëmendje për ta shijuar. Plazhet e Seman, Darzës, Divjakë, Bedat apo Pish Poro kanë përmbajtje të lartë të jodit e për këtë janë të njohura për vlerat kurative. Kjo ka bërë që shumë qytetarë ti shohin pushimet e tyre në këto zona edhe si një mundësi trajtimi kurativ për shëndetin. Në këto plazhe janë marrë masat për garantimin e ujit të pijshëm, energjisë elektrike, infrastrukutrës si dhe higjenës.
Sigal