Vilma Hodo/ Ëndërrimtarët e “Një nate vere”

646
Në Amfiteatrin 2700 vjeçar, ku në shkallaret e tij uleshin me mijra vetë, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve në 18 gusht 2015, në mbrëmje regjisorja Driada Dervishi dhe kasti i aktorëve ju fton të ëndërroni… Nën qiell të hapur, në një skenë të ndërtuar posaçërisht për këtë natë spektatorët, turistët, artdashësit dhe teatërdashësit do të jenë dëshmitarë të shfaqjes për herë të parë të një shfaqie teatri në Amfiteatrin e Qytetit të Durrësit. Projekti “Ëndrra ime 2015”, i mbështëtur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bë ogur i mirë i mbrëmjes së 18 gushtit. Josiba Osmani, një studente ambicioze dhe e apasionuar me letërisnë dhe teatrin merr pjesë në ketë projekt duke prezantuar “ëndrrën e saj” me sy hapur kësaj rradhe. “Një shfaqje teatri në Amfiteatër”, një ëndërr e rikonceptuar tashmë në një projekt me të gjitha parametrat e një projekti të realizueshëm ajo shpallet fituese. Organizimi i burimeve të duhura njerëzore bëri bashkë sërish profesionistë të fushës: regjisoren e mirënjohur Driada Dervishi dhe trupën e aktorëve të Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrësi si Ervin Doko, Eralda Çaushi, Adelina Muça, Besmir Bitraku, Mimoza Marjanaku, Gjergj Doçi, Andia Xhunga, Marsel Rupi, Vilma Hodo, Xhejni Fama, Suela Bako, Amos Zaharia dhe pjesëmarrjen e veçantë të aktorëve Roland Koça dhe Romir Zalla.

Gjithë trupa është në ditët e fundit të provave së bashku me gjithë realizuesit e komponentëve të shfaqjes: kostumografes Keidi Sejdiu, muzika e përzgjedhur nga Metila Dervishi, Julian Shyti, inspektori i skenës Elio Bajramaj, Dekori: Thanas Popa dhe inxhinier zëri: Kreshnik Bregu. Të frymzuar nga “Endrra ime 2015” gjithë trupa realizuese do e kthejë mbrëmjen e 18 gushtit në një natë të mrekullueshme. Atmosfera dhe emocionet që dhuron Amfiteatri me vlerat e tij arkitekturore dhe artistike së bashku me interpretimin e aktorëve dhe magjinë që fal teatri do të ngjallin dëshirën që kjo natë të përsëritet… Një ambicie kjo e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe e njerëzve që bëjnë teatër në këtë institucion të rëndësishëm të kulturës në Durrës që të kenë mbështetje financiare dhe instiucionale për ta kthyer në traditë një “Sezon VerorT eatror”. 

Më së shumti do t’i vlente turizmit kulturor të qytetit të Durrësit një “Sezon Veror Teatror”. Vendosja në skenën e Teatrit dhe Amfiteatrit të veprave të niohura të dramaturgjisë botërore do të gjallëronte jetën kulturore në Durrës në një periudhë të rëndësishme, ku numri i njerëzve që vizitojnë Durrësin trefishohet. Gjithashtu një “Sezon Veror Teatror” do të afronte edhe më shumë publikun me teatrin dhe vecanërisht të rinjtë e qytetit të Durrësit do kishin një alternativë me vlerë si një rrugë kultivimi dhe pasurimi artistik. Trupa e aktorëve të teatrit “Aleksandër Mosiu” është një trupë energjike dhe me potencial të spikatur e cila është e motivuar për të punuar mbi “Sezonin Veror Teatror”. Në mbrëmjen e 18 gushtit kur do të ngjitet në skenë komedia “Ëndrra e një nate vere” do dëshmohet më së miri që Durrësi ka nevojë për një “Sezon Veror Teatror” sepse qytetarët dhe turistët e Durrësin e duan teatrin. Mbështetja e projektit “Ëndrra ime 2015” jo vetëm nga Kryeministri i Shqipërisë por edhe nga Ministria e Rinisë dhe e Mirëqënies Sociale, Shërbimit Kombëtar të Rinisë, Bashkisë Durrës, Teatri “Aleksandër Moisiu”, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Durrës – janë një tregues që projektet e rendësishme dhe me vlera kulturore duan mbështetje të gjerë dhe vëmendje instiucionale, sepse arti emancipon.
Sigal