VIDEO/ Amici, Ermal Meta përlotet falë fansit të vogël 8 vjeçar që ngjitet në skenë

544
Jo vetëm polemika dhe sfida në Amici, por edhe shumë emocione. Takimi i pestë i show-t të drejtuar nga Maria De Filippi ka qenë i pasur me surpriza dhe momente prekëse. Një prej këtyre ka pasur protagonist Ermal Metën, i cili ka bërë një duet me këngëtarin Einar në notat e këngës ‘Vietato morire’.
Gjatë performancës në skenë ngjitet Giuseppe, një fans i vogël 8 vjeçar protagonist disa ditë më parë i koncertit të këngëtarit në Forum të Assago.
Djali i është bashkuar të dyve ndërsa fituesi i Sanremos është shfaqur i përlotur.
’Ju prezantojmë Giuseppe, një djalë 8 vjeçar, që ka kurajon për të qëndruar në skenë përpara të gjithëve’, ka deklaruar Ermal Meta.
Historia që qëndron pas takimit të të dyve ka një magji: Giuseppe është një fans i Ermalit dhe është bërë i famshëm në web pas interpretimin të këngës “Non mi avete fatto niente”.
Këngëtari pasi ka parë videon në rrjetet sociale e ka kërkuar dhe më pas e ka ftuar të performojë më të në Forum të Assago.
Sigal