Valentino nderohet me çmim nga Lincoln Center Corporate Fund

601
Shtëpia e modës Valentino është vlerësuar nga Fondi “Lincoln”, në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve. Presidenti i ndërit i Valentinos, Giancarlo Giammetti, ishte gjithashtu i pranishëm në festime. “Urimet dhe festimet shkojnë për talentin dhe për Shtëpinë e modës Valentino,” tha Giammetti. Evenimenti i rëndësishëm u organizua nga Lincoln Center Corporate Fund’s Business Council, nga Women’s Leadership Council dhe Real Estate Council. “Unë mendoj se qendra Lincoln përfaqëson çdo gjë që në art është ekselente. Dhe unë mendoj se Valentino e meriton këtë vlerësim,” tha aktorja Diane Kruger.

Stilisti amerikan Tommy Hilfiger tha se është e rëndësishme që kolegët të mbështesin njëri-tjetrin. “Unë mendoj se këta djema janë ndër më të mirët në botë. Jam këtu për të shprehur vlerësimin tim, për të mbështetetur këtë perandori të jashtëzakonshme siç është Valentino.” Aktorja Keira Knightley iu dorëzoi çmimin drejtorëve Krijues të Valentinos, Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piçioli. “Jemi vërtet të nderuar me këtë çmim.
Faleminderit Lincoln Center për këtë vlerësim të rëndësishëm,” tha Chiuri.
Sigal