Trishtim i madh në Bibliotekë. Mbyllet për lexuesit, vijon inventari i dëmeve

590
Sigal

Biblioteka Kombëtare ka mbyllur dyert për lexuesit, një ditë rënies së zjarrit. Pamja qe duket nga raftet e librave eshte trishtuese. Arrin te shikosh edhe muret e nxira. Punonjësit vijojne ende me pastrimin e demeve qe la pas zjarri. Sipas të dhënave qe ka publikuar vet Biblioteka, rezultojnë të dëmtuara 3 rafte me libra. Një pjesë e tyre janë vepra të Fondit të përgjithshëm në gjuhën shqipe të botuara pas viteve 2000 si dhe botime të Fondit në gjuhë të Huaj”. Ky institucion thekson edhe njëherë që se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe arkivi shqip, si dhe Baza e elektronike e të Dhënave Kombëtare të Bibliotekës. Megjithate pritet dalja e raportit të ekspertizës per te dhena me te detajuara.
Si e përjetuan studiuesit dhe lexuesit
këtë ngjarje të pazakontë
Por si e kanë përjetuar, studiuesit dhe lexuesit këtë ngjarje të pazakontë që vuri në rrezikoi veprat me vlera të rralla dhe tërsisht arkivën e librave. Gazetari Virgjil Kule nuk mund të mos flasë për tkurrjen e godinës së Bibliotekës.

Biblioteka Kombetare – Emergjence Kombetare!
Derisa Biblioteka Kombetare te mbetet e strukur ne nje cep te asaj godine te madhe tashme prej 25 vjetesh te mbushur me biznese qe s’kane lidhje me kulturen, rreziku per zjarr asgjesues do te jete gjithmone i pranishem. Ky i sotmi ishte vetem nje paralajmerim.
Ndërkohë studiuesi Behar Gjoka I pranishëm në sallën shkencore në katin e dytë, përshkruan tmerrin e bën thirrje për zgjim të vetëdijes. Në katin e dytë, në sallën shkencore tymi të merrte frymën. Ankth dhe zjarr. Asnjëherë nuk kisha provuar një ankth të paimagjinueshëm. As në 1997 kur digjej Shqipëria. As në 1998 kur mori zjarr kryemnistria. As më 21 janar 2011 kur u vranë 4 të pafajshëm dhe policia qëllohej me gurë e huj… Digjeshin librat, sikur digjej dija, sikur hodhëm në zjarr historinë… Buzukun, Lasgushin, Camajn… Është ditë tmerri…
Shkrimtarja Flutura Açka ka zgjedhur vargjet e Migjenit, për të treguar se duhen shumë grushte për të rrëzuar malin e Turpit.
Migjen,
Ti i vetmi që nuk digjesh dot, sepse të dimë përmendësh. Vetēm një letër dashurie shkrove, vetëm 27 vjet jetë pate, por biblioteka e kujtesës sonë di si të të ruajë. Nuk e kam at’ grushtin e fortë, sepse u dashkan shumë grushte të fortë me e rrzu malin e Turpit!