Tom Cruise rrezikoi jetën e tij në xhirimet për filmin e ri

540
Tom Cruise është me të vërtetë një aktor “i çmendur”. Filmat e tij janë gjithmonë të pëlqyeshëm nga publiku anë e mbanë botës, ndoshta për shkak të çmendurisë së tij. Ai këtë herë ka bërë një çmenduri të re. 
Në xhirimet për serinë e re të filmit “Misioni i Pamundur” ai ka rrezikuar jetën e tij në një skenë të cilën vendosi ta bëjë në mënyrë reale pa manipulime kompjuterike. Tom vendosi që skenën në të cilën ai kapet në një avion ta bëjë me të vërtetë, duke u lidhur me vetëm disa litar në të. 
Të gjithë kur e kemi parë për herë të parë këtë skenë kemi menduar që ajo është bërë me manipulim kompjuterik, por jo nuk është ashtu. Këtë herë kemi mundësi ta shohim xhirimin e vërtetë pas skenave pa ‘pëlhura të gjelbra’ , gjë që nuk do ta shihni ndoshta në prapaskenat e ndonjë filmi tjetër.
Sigal