Thoma Nika vlerësohet me titullin “Publicisti i vitit 2015”

537
Publicisti sarandiot Thoma Nika, është vlerësuar nga Akademia Alternative Pegasiane me titullin, “Publicisti i vitit 2015”. Thoma Nika, me një përvojë të gjatë pune në median e shkruar dhe në atë elektronike. Gazetari Thoma Nika përmes shkrimeve të tij ka lëvruar editorialin, komentin dhe reportazhin, i cili është edhe zhanri i parapëlqyer prej tij. Titulli ju dha me motivacionin: “Publicist model bashkëkohor, shembull i lartë në evidentimin e ngjarjeve apo ndodhive, si dhe rezultatet në gazetarinë investigative, në aftësinë publikuese e ilustruese si dhe në kontributin kreativ për përgatitjen e publicistëve të rinj.
Sigal