The New York Times: Flija, ushqimi tradicional shqiptar në Bronks

808
Gazeta “The New York Times”, shkruan për një restorant në Bronks,me emrin “Tradita”,që ofron ushqim tradicional shqiptar. Prestigjozia amerikane shkruan edhe për specialitetin shqiptar, flinë, që po ashtu shërbehet në këtë restorant me pronar, Ramiz Kukaj nga Peja. Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restorantit “Tradita”, nëntë vite më parë, pasi djali i tij, atëherë 12 vjeç e kishte pyetur nëse ka ndonjë vend që t’i dërgonte shokët e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’i tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet në këtë artikull. Por megjithëse Bronksi është shtëpia e një prej popullsive më të mëdha të emigrantëve shqiptarë si dhe një strehë për refugjatët kosovarë pas spastrimit etnik në Serbi, Kukaj tregon se nuk mund të gjente asnjë vend të tillë ku ti servirin djalit të tij këtë gatim. Në artikull tregohet se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të “koleksiononte” mjetet antike që duheshin për gatimin. Pas kaq vitesh ai ka arritur të hap restorantin “Tradita”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me dy partnerë dhe djalin e tij Kastriotin, tashmë 21 vjeç. “The New York Times” flet edhe për gatimet e tjera tradicionale shqiptare që ky restorant ofron ku seksioni mbizotërohet dukshëm nga mishi.
Sigal