Teatri izraelit në Shqipëri: Duam siguri, frikë nga kërcënimet e ISIS

474
Kërcënimet e ISIS për Shqipërinë është marrë seriozisht nga shteti izraelit. Një trupë e teatrit “Cameri” që do të zhvillojë një tur në Shqipëri, ku do të vënë në skenën e Teatri të Korçës një vepër në përkujtim të holokaustit.
Drejtori i teatrit “Cameri”, Noam Semel ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme që t’u dërgojnë agjenci sigurie gjatë vizitës në Shqipëri. Në total, në Shqipëri do ta vizitojnë 30 njerëz përfshirë aktorët, muzikantët dhe teknikët.
“Unë po drejtoj udhëtimin dhe jam unë ai që ka përgjegjësi”, shprehet Semel duke shtuar se teatri po pret përgjigje nga qeveria izraelite, raporton gazetqa “Times of Israel”. 
Në ceremoninë që do të zhvillohet në Korçë pritet të jenë pjesëmarrës ministra dhe përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të prezantojë familjen e tij gjatë kësaj ceremonia, pasi gjatë Luftës së Dytë Botërore familja e tij fshehu në shtëpinë e tyre në Korçë disa hebrenj të ardhur nga Selaniku. 
Sigal