Të gjithë po flasin për gjestin e papritur të David Beckham në dasmën mbretërore

1206
Sigal

David Beckham u kritikua shumë pasi përtypte një çamçakëz gjatë ceremonisë në kishë, kur po celebroheshin Meghan dhe Harry.

Ky gjest u cilësua si i papërshtatshëm nga moderatori i njohur britanik Piers Morgan, i cili shtoi se David nuk do të mund të ishte kurrë një burrë fisnik, për sa kohë bënte të tilla gjeste.

Por të gjithë e harruan këtë episod, pasi fotografitë kur David dhe Victoria ishin duke hyrë në kishë u bënë virale.

Ai ka bërë diçka që nuk pritej, duke ndaluar të përshëndeste policin që qëndronte te hyrja e kishës, ndërkohë që Victoria vazhdoi rrugën.

David i dha dorën policit në shenjë respekti për punën e tij, ndërsa ish-Spice Girl, u tregua mospërfillëse.

Gjithë rrjeti u mbush me komente falënderuese dhe komplimente për futbollistin.