Tani mund të ruani videot live në Instagram, ja në çfarë mënyre!

497
Videot direkte streaming, të lançuara në Instagram, nuk do jenë më kalimtare, të paktën për kë i transmeton.
Përdoruesit, mund të ruajnë bruto pa komente e reagime, në aparatin e tyre përkatës. Kjo risi e njoftuar nga kompania në pronësi të Facebook në blogun e saj, vjen pak jave pas debutit të funksionit.
Për spektatorët, filmimi në streaming i direktes, sapo të përmbyllet apo finalizohet, nuk ka më mundësi rishikimi apo modifikimi. Dhe konservimi i videos i përket ekskluzivisht autorit të transmetimit. Një opsion që siç shpjegon vet Instagram, është menduar për të dhënë mundësinë e moshumbjes së rasteve të vecanta, apo momenteve të rëndësishme të kapur nga telekamera e smartphone.
Funksioni gjithashtu i lejon përdoruesit të ndajë pjesë të reja të xhirimeve në Instagram në formën e postimeve apo si Storie.
Risia është e disponueshme në përditësimin e fundit të aplikacionit të Instagram për iPhone dhe Android.
Sigal