Suksesi i rradhës për LDA Balkan “LEAPin Albania 2021”

685
Sigal

Nga E.B., Nju Jork

 

Më 27 Nëntor 2021, u mbajt me sukses për të pestin vit radhazi konferenca ndërkombëtare LEAPin Albania e organizuar nga Leadership Development Association Balkan. Në sallën e konferencave në Tirana Business Park. Në konferencë morën pjesë rreth 210 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme.

LEAPin Albania 2021 zgjati rreth 4 orë dhe përfshiu fusha të ndryshme bazuar në tema që i përshtaten më së miri profilit profesional të folësve dhe e vendosin atë në një kontekst më rinor dhe bashkëkohor.

LEAPin Albania u hap me fjalimet përshëndetëse nga Presidenti i Shoqatës për Zhvillimin e Lidershipit Ballkan, z. Marilo Meta, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore dhe Menaxherja e LEAPin znj. Iva Durdaj, duke vazhduar me fjalimin e drejtuesve të bordit rajonal të LDA Ballkan, duke falenderuar folësit, mbështetësit e eventit. dhe të pranishmit që zgjodhën ta kalonin të shtunën ndryshe. LEAPin Albania mblodhi së bashku 9 folës, individë të njohur, që kanë pasur sukses në fusha të ndryshme si sipërmarrje, politikë, art, arsim, kulturë, aktrim, gazetari, televizion etj.

LEAP nënkupton Learn (mësoj), Engage (angazhim), Act (vepro), Progress (progres) dhe synon të bashkojë në një samit të gjatë e interesant folës motivues, të cilët ndajnë përvojat e tyre të jetës dhe motivojnë të rinjtë për të arritur qëllimet e tyre. Të ftuar nderi të samitit ishin: Michael Hoeft, Elsa Skënderi Rakipllari, Sazan Guri, Habit Hajradini, Kristaq Xharo, Altin Boriçi, Enisa Kadri, Richard Russell, dhe Xhevat Bajrami.

“Jemi të emocionuar që mbajmë për të pestin vit LEAPin Albania 2021. Vizioni ynë i përbashkët është të aktivizojmë, fuqizojmë dhe forcojmë potencialin rinor përmes asistencës, edukimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive për të përmirësuar fuqinë punëtore dhe profesionalizmin në Shqipëri”, tha Marilo Meta, President i LDA Balkan & Leader Salesforce Community Albania.

“Ne besojmë se potenciali i të rinjve është një lëvizje për të ardhmen dhe për një të nesërme më të mirë. Ne inkurajojmë të rinjtë në Shqipëri të përfshihen në organizatat rinore. Mesazhi ynë është të mbështesim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin me parime progresive për të ardhmen e vendit,”- theksoi Marilo Meta.

“Është thelbësore të jesh një dëgjues aktiv në tema si të folurit publik, vetë-përmirësimi, politika, inovacioni dhe marketingu, që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e të rinjve. Kjo konferencë ishte shumë e dobishme, sepse të gjitha sfidat me të cilat mund të përballet një i ri në ditët e sotme për të pasur sukses u ndanë nga folësit me publikun. Në fund të kësaj konference, shpresojmë që të rinjtë të kenë një mentalitet të ndryshuar drejt suksesit dhe mundësive që mund të gjenden në vendin tonë,”- tha Qëndrim Hoxha, Zëvendës President dhe CEO i LDA Balkan në Kosovë.

Fjalë hyrëse nga Drejtuesit Rajonal të LDA Ballkan:

Marilo Meta – President & Themelues i LDA Balkan

Iva Durdaj – Drejtoreshë Burimesh Njerëzore, LDA Ballkan në Shqipëri

Qëndrim Hoxha – Zëvendës President dhe CEO i LDA Balkan në Kosovë

Dafina Memeti – CEO e LDA Ballkan në Maqedoninë e Veriut

Leonora Pajaziti – CEO e Lda Balkan në Luginën e Preshevës, Serbi.

Folësit e konferencës:

Michael Hoeft – Ekspert Ekonomik

Elsa Skënderi Rakipllari – Zëvendësdekane, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Sazan Guri – ambientalist, gjeolog nafte dhe inxhinier shqiptar

Habit Hajradini – Zyra për Qeverisje të Mirë, Republika e Kosovës

Kristaq Xharo – Dr. Prof. Ekspert i Studimeve të Sigurisë

Altin Boriçi – Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim, Preshevë

Enisa Kadri – CEO në Zyrat e Ena Group në Maqedoninë e Veriut

Richard Russell – Drejtor i UTDS Optimal Choice

Xhevat Bajrami – Udhëheqës i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës së Kosovës

Moderatorja e Konferencës:

Kristina Mere – Gazetare

Fotografja e konferencës:

Hygerta Lalaj – Fotograf

Ekipi organizativ:

Marilo Meta, Iva Durdaj, Eljona Avdo, Klerina Lamçe, Albina Caci, Anduel Boçi, Genart Nura, Irida Dervishaj, Egida Delibashi, Tatiana Zylyftari, Kristina Zhuleku, Luciano Biçaku, Irisa Agalliu.