Studimi: Zgjohesh 5 minuta në mes të natës, zëre se nuk ke fjetur fare

530
Të bie telefoni në mes të natës. Ngrihesh, e kap dhe përgjigjesh. Pastaj kthehesh dhe fle sërish. Mëngjesin tjetër të duket sikur nuk ke fjetur aspak dhe ndihesh i lodhur. Faji i ndërprerjes së gjumit që të krijon idenë sikur nuk ke pushuar aspak dhe sikur ke fjetur vetëm 4 orë.
Po me këtë ndjenjë pajtohet dhe studimi më i ri i publikuar në revistën “Sleep Medicine”: “Të ndërpresësh pushimin tënd është e barabartë me një natë komplet pa gjumë”, shkruan autorja Avi Sadeh. Sipas saj, pasojat janë, mosvëmendja, humori i keq, përqëndrim i dobët.
-Këtë më mirë nga të gjithë e dinë prindërit e rinj, që zgjohen në mesin e natës nga të qarat e fëmijës. Studiuesit në Tel Aviv, në Universitetin e Shkencës Psikologjike kanë studiuar pasojat nga zgjimet gjatë natës në jetët e tyre.
“Mund të zgjasë 5 ose 10 minuta, por prishin ritmin natyral të gjumit dhe sjellin në veprim emocione që ke provuar gjatë ditës, dhe kështu të prishin komplet humorin”, shkruan studiuesit.
-Eksperimenti u zhvillua me një grup studentësh që ishin mësuar të filnin 8 orë pa ndërprerje gjatë natës. Ata u telefonuan në mesin e natës me një telefonatë dhe u mbajtën zgjuar për 10 ose 15 minuta duke iu kërkuar të mbarojnë ndonjë punë të vogël, si p.sh ndonjë detyrë në kompjuter dhe më pas i dërguan në gjumë.
Mëngjesin tjetër, shumica e tyre kishin vështirësi në përqëndrim.
“Eksperimenti vërtetoi se përqëndrimi i dobët dhe humori i keq janë pasojat në rast se të ndërpritet gjumi”, shpjegon Avi Sadeh.
Me kalimin e kohës këto pasoja negative grumbullohen dhe bëhen problem në shoqëri.
“Cmimin më të lartë e paguajnë prindërit e rinj, ata që zgjohen jo një herë por 3 e deri 10 herë gjate natës, të cilët përvec lodhjes fizike manifestojnë dhe sjellje negative”, shpjegon studimi.
-Avi Sadeh shpjegon se studimi ka si qëllim që shoqëria të kuptojë që ndërprerja e gjumit natën është baraz me një natë komplet pa gjumë dhe të ndihmojë të kuptohet sjellja jonormale që manifestohet nga këta personat që zgjohen shpesh natën, ashtu sic janë prindërit e rinj.
Sigal