Studim/ Këto janë shenjat që tregojnë se po plakeni

668
Harroni shpejt emrat e njerëzve, ju zë gjumi para televizorit apo ankoheni për çdo gjë? Atëherë këto shenja tregojnë se po plakeni.
Një studmi i ri nga ‘Future you’ i bazuar në 2 mijë të rritur ka raportuar se një person e ndjen veten të plakur që në moshën 41 vjeçare.
Si pasojë e kësaj ata nisin të ndryshojnë dhe stilin e jetës, nuk mendojnë më të vishen me stil, por më shumë me veshje të rehatshme.
Po kështu ata sëmuren shumë shpesh dhe e privojnë veten nga shumë aktivitete fizike duke u justifikuar me faktin se këtë e bëja kur isha i ri tani nuk mundem.
Gjithashtu të dhënat tregojnë që periudha e plakjes ka nisur të ndryshoj, nëse më parë ndjenja e plakjes shfaqej mbi 55 vjeç tani kjo ndjenjë shfaqet 10 vite më herët, e kjo për shkak të jetës së ngarkuar.
Ndër të tjera raportimi hedh dritë dhe mbi frikërat që kanë njerëzit kur plaken
Rreth 1/3 e të intervistuarve frikësoheshin se me plakjen do ndiheshin të lënë mënjan dhe të vetmuar, ndërsa 1 në 5 persona shqetësohej për pamjen.
Megjithatë rreth 28% e të intervistuarve shprehen se plakja nuk është dhe aq e keqe sa e kishin menduar
Sigal