S’të ngel kush tri herë në klasë!

705
Sigal

Ç’na gjeti shokë ç’na gjeti,

Saliu në klasë mbeti,

Jo mor jo ky qe sebepi,

Nuk është kusht imuniteti!…

 

Po shteti bën parapritë,

Hedh gjyle mbi opozitë,

Se ajo na la në gropa,

Ndaj s’na qasi Europa!…

 

Mos u tremb moj qeveri,

Do kalojmë gjithsesi,

Dhe pse je e gjitha dërrasë,

S’të ngel kush tri herë në klasë!

 

Do kalojmë e di mirë,

Do kalojmë më të shtyrë,

Po këtu çdo gjë është nxirë,

I gjithë vendi shkretëtirë!…

 

Europa po shkërmoqet,

Se ju sosën kallamboqet,

Dhe do jemi në BE,

Tani që u bë si ne!…

 

Berisha aspak nuk vuan,

Dhe ai e di fort mirë,

Dhe sikur në të mos duam,

Do na fusin me pahir!…

 

Tani s’ka gjë për t’u lutur,

Se është bosh ajo okare,

Kushtet fare janë zbutur,

Ose kushte nuk ka fare!…

 

Po Sala prapë do të turret

Si skifter mbi mikrofona,

Do të mburret e do të mburret:

“Kjo asht’ një fitor’ e jona”!…

 

Sali Berisha qe besa,

Je bedena e kalasë,

domosdo që do vijë ftesa,

s’të ngel kush tri herë në klasë!…