Si të riktheheni në peshën ideale pas shtatzanisë

603
Kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë mund të jenë një nga faktorët që sjellin deri te mbipesha e femrave në përgjithësi, shumë femra tentojnë të gjejnë mënyra që të kthehen në peshën të cilën e kanë pasur para se të mbesin shtatzënë.
Femrat natyrshëm shtojnë në peshë gjatë shtatzënisë dhe shumë nga to gradualisht i humbin kilogramët pas lindjes, mirëpo disa femra pas lindjes e kanë të vështirë të humbin në peshë.
Është me rëndësi që të kombinohet në mënyrë baraspeshuese ushqimi dhe ushtrimet. Ushtrimet kanë përparësi shtesë, sepse përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe pengojnë shtimin e yndyrave, ndërsa dieta vetëm se e redukton yndyrën.
Kilogramët duhet të humben ngadalë
Që t’i humbni kilogramët që i keni grumbulluar gjatë shtatzënisë, mos u bazoni te nënat e famshme. Dobësimi i shpejtë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
• Pas shtatzënisë trupi juaj ka nevojë për rreth gjashtë muaj që të kthehet në gjendje normale. Mos iu nënshtroni menjëherë dietës rigoroze, sepse organizmi juaj ka nevojë për energji që të rikuperohet pas lindjes, si edhe për të gjitha obligimet që ua sjell roli i nënës. Së paku në tre muajt e parë mos e reduktoni në mënyrë drastike konsumimin e kalorive, por përqendrohuni që të konsumoni ushqim të shëndetshëm, që ofron kalori të mjaftueshme për funksionimin normal.
• Nënat e reja që japin gji, brenda ditës prodhojnë rreth 850 mililitra qumësht. Për ta bërë këtë, duhet të marrin rreth 500 kalori ditore shtesë. Përveç kësaj, gjidhënia nënkupton se ju duhen të gjitha grupet e ushqimeve, prandaj konsultojuni me mjekun tuaj, i cili do t’ua rekomandojë ushqimin ideal.
• Ushtrimet intensive menjëherë pas lindjes mund të jenë të dëmshme për shëndet. Kjo nuk do të thotë se duhet të uleni dhe të shtriheni gjatë gjithë ditës, mirëpo duhet të filloni me ushtrime të lehta, të cilat nuk ju lodhin shumë. Mos filloni asnjë lloj ushtrimi intensiv para se ta bëni kontrollin e parë te mjeku pas lindjes, dhe atëherë mjeku do t’u tregojë se sa mund të ushtroni dhe në çfarë mënyre. Duke respektuar këshillat e mjekut gradualisht shtojeni intensitetin e ushtrimeve.
• Pas dy-tre muajsh, kur ndjeni se ju është kthyer fuqia dhe jeni rikuperuar, dhe cikli juaj menstrual kthehet në ritëm normal, mund të filloni me dietën reduktuese. Kjo diete nuk guxon të jetë shumë strikte, por duhet të bazohet në futjen e materieve të shëndetshme ushqyese. Në këtë periudhë edhe ushtrimet tuaja mund të bëhen më intensive. Mos shpresoni për rezultat të shpejtë, por për të mirën tuaj dhe të fëmijës suaj, humbni në peshë ngadalë, por shëndetshëm.
Rregullat e arta të humbjes në peshë
1. Konsumoni ushqim pesë herë në ditë dhe asnjëherë mos e anashkaloni mëngjesin.
2. Së paku gjysmë ore në ditë merruni me ndonjë aktivitet sportiv, ndërsa nëse kjo është ngarkesë, atëherë çdo ditë ecni nga një orë.
3. Në ushqimin tuaj përfshini më shumë pemë dhe perime, ndërsa shmangni vetëm patatet, bananet dhe rrushin.
4. Pini më shumë lëngje (ujë, lëngje pemësh të freskëta, çaj).
5. Mos hani ushqim pas orës 19-të.
6. Nga ushqimi tentoni të largoni sheqerin, miellin, qumështin, produktet e qumështit dhe kripën, sepse kanë shumë kalori.
Kufizojeni veten
– Përtypuni ngadalë derisa hani, sepse në këtë mënyrë truri do të marrë më herët informacionet e ngopjes.
– Në vend të bukës së bardhë, blini bukë me drithëra integrale.
– Ushqimin qiteni në pjata më të vogla.
– Në vend të vajit të zakonshëm përdorni vaj ulliri.
Sigal