Si të ngrini lart dhe të forconi vithet vetëm me…kupa

701
Ekziston një teknikë të cilën mund ta realizoni në shtëpi për të zmadhuar dhe dhënë formë rrumbullake të pasmeve tuaja në mënyrë natyrale. Bonus: zhduk dhe celulitin.
Ajo çka ju duhet janë vetëm disa kupa (po, nga ato që përdornin gjyshet tuaja për të shëruar dhimbjet) të cilat mund t’i blini në internet ose në dyqanet ku shiten materiale për masazhe apo fizioterapi.
Janë kupa plastike me një metodë tërheqjeje të cilat masazhojnë çdo pjesë të trupit dhe përmirësojnë qarkullimin lokal.
Nëse i përdorni rregullisht, në kombinim dhe me masazhet dhe hidratimin, do të vëreni që zona e të pasmeve tuaja do të rritet në volum dhe do të bëhet më e fortë. Është dhe një teknikë e shkëlqyer për të hequr celulitin.
Duhet të realizoni masazhe rrethore me kupat pasi keni aplikuar vaj në lëkurë, në mënyrë që ky instrument të lëvizë lirshëm dhe të rrëshqasë në lëkurë. Nëse presioni është i tepërt, rrezikoni të lini hematoma në lëkurë.
Ndaj, me masë!
Sigal